• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi gati të transferojë sulmuesin e skuadrës që mundi, e pranon dhe vetë Marota: Na pëlqen, por…

09/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhuzepe Marota është gjithmonë pranë Interit dhe administratori i deleguar që tani po mendon për përforcimet e radhës, siç ka treguar në intervistën e dhënë për “Prime Video”.

marota

Ky Inter është më racional dhe më i kompletuar se në të kaluarën. Ka një ndërgjegjësim më të madh që vjen, por edhe tregohet nga rezultatet e këtij grupi. Ne duhet ta nderojmë këtë aspekt dhe sot ka pasur në fushë lojtarë të rinj, por shumë teknikë.

Çfarë do të thotë rotacioni për ju? Si e vlerësoni Inzagin?

Ne luajmë shumë ndeshje, është e drejtë të krijosh një ekip të gjerë, pastaj i takon trajnerit që të përcaktojë si do t’i përdorë. Inzagi po e bën këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi një skuadër titullarësh dhe bashkëtitullarësh, nuk mendoj se do të ndihet mungesa e elementëve të caktuar. Jemi shumë të lumtur ne trajnerin, e kemi vënë re rritjen e tij. Ai është i zoti, pastaj ka përvojë dhe kompetencë dhe kështu arrin maksimumin. Po ndërton një mentalitet fitues në Itali dhe në Europë, edhe pse është ende në kategorinë e trajnerëve të rinj dhe ka ende hapësirë përmirësimi..

Me bonusin e futur në xhep nga UEFA, çfarë dhurate planifikoni t’u bëni tifozëve? Ndoshta Konate?

Ne kemi një buxhet që na thotë të respektojmë disa objektiva. Të kalosh grupin është një nga objektivat, duhet të shikojmë anën sportive, por edhe atë ekonomike. Ky grup po na jep shumë kënaqësi. Na pëlqen Konate, por ai nuk është i vetmi. Ka shumë lojtarë në listën tonë dhe ata të klubeve të tjera.

karim konate

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Amir Rrahmani s’e di ende nëse do të luajë për Kosovën ndaj Izraelit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.