• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, January 2, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi gjen shpejt zëvendësuesin e Dumfries, për Norton-Cuffy duhen 20 milionë euro

17/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Brooke Norton-Cuffy, zbulimi i Genoa-s, është emri në krye të listës së Marotta-s dhe Ausilio-s për të zëvendësuar Denzel Dumfries. Dëmtimi i holandezit, i operuar dhe 3 muaj jashtë fushave, e detyron klubin zikaltër të futet në merkato.

Opsioni i parë ishte Marco Palestra, lojtari në pronësi të Atalanta-s, me të cilën Interi nuk arriti të mbyllte marrëveshjen për Lookman në verë. Më pas klubi ka zgjedhur Norton-Cuffy, i ndjekur me vëmendje në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku duket se ka bindur.

Ai duket profili ideal për krahun e djathtë. Pikëpyetja e vetme e madhe ka të bëjë me çmimin, sepse Genoa nuk e lëshon pa të paktën 20 milionë euro. Një investim i konsiderueshëm  në merkato dimri.

Brooke Norton-Cuffy, 21 vjeç, është rritur në fidanishten e Arsenal. Ai ka treguar se është një lojtar i shpejtë, që shtyn përpara në sulm. Një sozi e Dumfries, por ende jo aq i pjekur sa holandezi. Mund të luajë shumë mirë në mbrojtjen me 4, por edhe në gjithë krahun e djathtë.

Deri tani ka luajtur 14 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së drejtuar nga trajneri De Rossi dhe Interit do t’i bënte punë.

Next Post

​Volejbolli kosovar avancon, Video Challenge zyrtarisht në garat elite

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.