• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi i ri ka objektiva të qarta, Inzagi ka pesë “baste” për të mbërritur titullin kampion

27/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Objektivi i Interit është të arrihet ylli i dytë, i deklaruar vazhdimisht nga klubi, ndoshta edhe me një optimizëm të tepruar, duke marrë parasysh largimet që ka pësuar skuadra, që tre muaj më parë luajti finalen e Champions League. Për këtë, Simone Inzagi do të duhet të jetë tepër i zoti dhe me një shpejtësi skëterrë për të kaluar sfidat që i ka lëshuar klubi, si një mënyrë për të mos humbur terren në garën për titull.

inzagi

BASTET – Disa prej tyre u hodhën në tavolinë nga vetë trajneri, si vendimi për t’u fokusuar te një lojtar i lirë si Kuadrado apo për t’i dhënë dritën jeshile Gosensit dhe për ta zëvendësuar nga Karlos Augusto, të tjerë ama trajneri i ka… pësuar. 47-vjeçari do të kishte dashur të mbante Onanën dhe të kthente Lukakun, në vend të kësaj do t’i duhet të rindërtojë, pothuajse nga e para, fillimin e manovrës sulmuese me një portier të ri (Zomer) dhe të gjejë gola, asiste, fizik dhe përvojë ndërkombëtare në nivele të larta përballë si të belgut dhe Xhekos, te Turam e Arnautoviç.

NDRYSHIMET – Në ndryshimet që u përkasin këtyre pesë emrave të rinj në skuadër, Zomer duket më pak “kreativ” se Onana. Kuadrado nga ana tjetër ka cilësi sulmuese që do ta çojnë përpara për të gjetur dhe sulmuar hapësirat e kundërshtarëve dhe e njëjta gjë vlen edhe për Karlos Auguston, që cilësohet më “vertikal” në krahasim me lojën e paraardhësit të tij, Gosens. Për sa i përket sulmit, Arnautoviç e njeh Serinë A, ka fizik dhe guxim, ndërsa Turamit mund t’i duhet kohë. Francezi ka luajtur pak si sulmues i parë, pothuajse asnjëherë në çift në një 3-5-2 dhe taktikat dhe mbrojtja italiane janë të ndryshme nga ato gjermane. Një bast i gjashtë mund të konsiderohet edhe Aleksis Sançez, që do të jetë nënshkrimi i fundit ofensiv dhe duhet të përgjigjet në apel. Nuk është një emër i ri dhe as një karakter i panjohur, por për pozitën që do të ketë tani si alternativë e tre sulmuesve të tjerë, padyshim që është një sfidë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Goditja e fundit e Juves

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.