• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi i shqetësuar nga interesimi i klubeve të mëdha për Dumfries, po kërkon zëvendësuesin e mundshëm

03/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Denzel Dumfries vazhdon të jetë një nga lojtarët më vendimtarë të Interit dhe mungesa e tij në javët e fundit po ndikon dukshëm në lojën e zikaltërve. Edhe pse mbrojtësi holandez është aktualisht i ndalur për shkak të një lëndimi, zërat e merkatos nuk mungojnë. Interesimi nga klubet e mëdha europiane është i fortë dhe po rritet dita-ditës.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka paralajmëruar se skuadrat elitare po e mbajnë gjithmonë e më shumë nën vëzhgim mbrojtësin:

“Denzel Dumfries mbetet objektiv për shumë klube të mëdha europiane për vitin 2026, falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera në 18 muajt e fundit. Serie A e votoi si mbrojtësin e djathtë të sezonit, ndërsa me Interin dhe Holandën ka kontribuar në 20 gola dhe asistime. Rikthimi i tij pritet pas dy javësh,” – u shpreh Romano në kanalin e tij në YouTube.

Interi mendon për të ardhmen: Marco Palestra në listë

Duke parë se Luis Henrique nuk ka dhënë garancitë e pritshme dhe se Matteo Darmian ka mbushur 36 vjeç, drejtuesit zikaltër po analizojnë mundësinë e afrimit të një mbrojtësi të djathtë në merkaton e ardhshme.

Sipas ‘Corriere della Sera’, emri që pëlqehet më shumë është Marco Palestra, aktualisht pjesë e Cagliari-t. Vëzhguesit e Interit kanë qenë të pranishëm në ‘Allianz Stadium’ gjatë ndeshjes Juventus–Cagliari, një sinjal i qartë i interesit për lojtarin e të rinjve të Italisë.

Megjithatë, situata nuk është e thjeshtë. Palestra është në huazim të pastër te Cagliari, ndërsa kartoni i përket Atalantës. Marrëdhëniet mes Interit dhe Atalantës nuk janë më të mirat pas dështimit të transferimit të Lookman-it drejt Milanos në verë.

Në garë për Palestra-n besohet se janë futur edhe Juventusi dhe Napoli, duke rritur rrezikun e një gare të hapur merkatoje.

Gjithçka varet nga e ardhmja e Dumfries

Interi po pret të kuptojë vendimin e Denzel Dumfries për të ardhmen e tij. Nëse presioni nga klubet e huaja vazhdon dhe oferta të rëndësishme mbërrijnë në Milano, zikaltrit mund të detyrohen të lëvizin shpejt për të mos mbetur të papërgatitur.

Next Post

Shpërthejnë tifozët e Juventusit pas anulimit të golit të Jonathan David

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.