• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi, i vetmi “big” pa gola sulmuesish nga pankina/ Arnautoviç dhe Sançez lënë në baltë ekipin

11/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmi i Interit, në këtë pjesë të parë të sezonit, po mbështetet ekskluzivisht tek argjentinasi dhe francezi. Kjo pasi “rezervat e tyre”, Marko Arnautoviç dhe Aleksis Sançez nuk kanë arritur ende të japin kontributin e tyre.

651e6fcd03e74.r_d.1236-589-0

Lidhur me këtë ka dalë në pah një fakt domethënës: ndër skuadrat e mëdha vetëm Interi nuk ka gjetur ende gola nga sulmuesit e tyre rezervë, as nga Arnautoviç dhe as nga Sançez, të vendosur sipas hierarkisë.

“Big”-ët – Golat e ardhur nga stoli kanë qenë çështje thuajse në ço jave të kampionatit. Juventus ka blinduar derbin me Torinon falë golit të Milik, ndërkohë që nga ana tjetër në fitoren e Romës ndaj Kaljarit kontribuoi edhe Beloti. Lacio mundi Atalantën me një gol dhe një asist të Kastejanos, kurse Napoli u është gëzuar golave të Raspadorit dhe Simeones ndaj Xhenoas dhe Udinezes.

Pas nuk ngelet as Milani, i cili falë golave të Okaforit ndaj Kaljarit dhe Lacios shijon tashmë kreun e tabelës. Përballë të gjithëve Interi nuk ka arritur ende të festojë një gol të Marko Arnautoviçit apo edhe të Aleksis Sançezit që e nisi si titullar ndeshjen e fundit ndaj Bolonjës, pa lënë gjurmë.

Në pritje të dyshes – Nuk është sekret për askënd që as Arnautoviç dhe as Sançez nuk kanë qenë zgjedhjet e para të Interit, madje as të dytat. Nëse Lukaku nuk do të bënte zgjedhjet që bëri dhe Xhanluka Skamaka nuk do të kishte preferuar Atalantën në vend të Interit, as Arnautoviç nuk do të ishte në skuadër sot e jo më Sançez.

Megjithatë, të dy, si austriaku dhe kiliani u kërkuan nga trajneri dhe drejtuesit për karakteristikat që mund t’i shtonin skuadrës (Arnautoviç sepse ishte i mirë për të luajtur nga stoli dhe për të ndihmuar ekipin të ngjitej, ndërsa kiliani u vlerësua për aftësinë e tij për të hyrë në ndeshje menjëherë). Problemi është se ndër karakteristikat e kërkuara nga një sulmues kryesorja është ajo e shënimit të golave. Dhe vetëm rezervat e Interit nuk ia kanë dalë ende.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Legjenda e KF Shkëndijës kujton momentet më të bukura me Mervan Iljazin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.