Monday, 27. April 2026
Sport

“Interi ka diçka më shumë”, De Biazi: Do kisha dashur të stërvisja “picirrukun” Lautaro Martinez

GS 01/02/2024 1 Min. Lesezeit

Kur bëhet fjalë për Inter-Juventus, të gjithë duan të përfshihen për të dhënë opinionin e tyre në lidhje me derbin e Italisë dhe një prej të ftuarve në media për një analizë të shkurtër ishte edhe ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi.

de biazi

“Deri tani mendoj se ka qenë një sfidë për titullin mjaft interesante dhe gjithmonë me skuadrat që kanë ndjerë presionin e njëra-tjetrës. Interi dhe Juventusi rikthehen më në fund që të ndezin këtë duel të bukur, ndonëse e vërteta është se zikaltrit i shoh më lart.

Skuadra e Inzagit dallohet që ka diçka më shumë sesa bardhezinjtë. Grupi i tyre i lojtarëve është më i kompletuar, kanë më tepër cilësi e eksperiencë, por mbi të gjitha një organizim loje të përkryer që përmirësohet nga viti në vit.

Një dëshirë e imja? Do të kisha dashur që të stërvisja atë picirrukun aty… (referuar Lautaro Martinezit) I them picirruk, duke e krahasuar me atë gjigantin që ka tashmë përkrah (referuar Turamit)”, përfundoi Xhani De Biazi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: