Tuesday, 19. May 2026
Sport

Interi mbetet pa Barellan një muaj

GS 24/09/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Nicolo Barella do t’i mungoj skuadrës së Interit të paktën për një muaj.

Klubi italian, të martën ka konfirmuar lëndimin e Barrellas, të cilin e pësoi në ndeshjen e fundit kampionale.

Barrella ka dëmtuar muskulin e këmbës në humbjen e Interit 2:1 nga Milani, ndeshje në të cilën u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 74-të.

Bëhet e ditur se mesfushori italian do të qëndroj jashtë fushës të paktën deri më 20 tetor dhe te Interi po shpresojnë që ai të jetë i gatshëm për derbin kundër Romës.

Shkaku i lëndimit, Barella do t’i mungoj edhe Kombëtares së Italisë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Belgjikës dhe Izraelit, duele këto që do të luhen më 10 dhe 14 tetor.

27-vjeçari këtë sezon ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim në pesë ndeshje të luajtura për Interin në të gjitha garat.

Teilen: