Friday, 3. April 2026
Sport

Interi me fitore del në vend të parë

GS 14/12/2025 1 Min. Lesezeit

Interi ka dalë në vend të parë në renditjen tabelore të Serie A të Italisë, pas fitores që e arriti të dielën mbrëma në udhëtim te Genoa.

Interi fitoi 2:1 në xhiron e 15-të.

Qendërmbrojtësi Yann Biseck në minutën e gjashtë dhe sulmuesi argjentinas, kapiteni Lautaro Martinez, i shënuan golat e fitores. Martinez realizoi në minutën e 38-të.

Vitinha i Genoas e ngushtoi rezultatin në minutën e 68-të, por nuk arriti të dilte në fund me pikë të fituar.

Portieri shqiptar, Alain Taho, ishte në bankën rezervë tek Interi, por nuk e fitoi rastin.
Interi tani ka 33 pikë në vendin e parë, një më shumë se Milani dhe dy më shumë se Napoli.
Genoa mbetet me 14 pikë në vendin e 16-të.

Teilen: