Interi ka arritur që ta mposht Leccen me rezultat të pastër 2:0.
Golin e parë e shënoi Yann Bisseck, i cili kaloi Interin në epërsi në minutën e 4-të.
Derisa, Interi thelloi epërsinë në 2:0 kundër skuadrës së Lecces, përmes golit të shënuar nga Nicolo Barella, shkruan lajmi.net.
Barella shënon në minutën e 78’ për 2:0.
Nga minuta e parë te Lecce luajti Ylber Ramadani, ndërsa në minutën e 75-të te Interi u fut në lojë Kristjan Asllani.
Interi ka 44 pikë në vendin e parë, katër pikë më shumë se sa Juventusi që është i dyti. /Lajmi.net/