• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi me njoftim të ri për lëndimin e Lautaro Martinez para sfidës ndaj Barcelonës

04/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi ka dhuruar një përditësim të ri sa i përket lëndimit të Lautaro Martinez, para duelit të tyre ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Hansi Flick do të udhëtojë në Itali për duelin e dytë gjysmëfinal që do të luhet më datë 6 maj pas ndeshjes së parë që përfundoi me rezultat 3-3. 

Interi i dha fund një serie prej pesë ndeshjesh pa fitore në të gjitha garat, duke siguruar një fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Hellas Veronas. 

Ashtu siç pritej, Martinez nuk u paraqit ndaj Veronas, me reprezentuesin argjentinas që u largua i lënduar pas pjesës së parë në Kataloni. 

Martinez është golashënuesi më i mirë i Interit deri më tani këtë sezon, me 21 gola të shënuar në të gjitha garat, por duket se nuk do t’ia dalë të rikthehet në kohë për këtë ndeshje. 

Interi lëshoi një njoftim të paqartë për rikuperimin e tij pas ndeshjes së parë dhe Inzaghi pranoi se rikthimi do të ishte një rrezik. 

Megjithatë, asistenti i Inzaghit, Massimiliano Farris, ka dhënë një përditësim të ri sa i përket kësaj sitaute. 

“Është e vërtetë që nuk është një problem i madh, kështu që ka pak shpresa, por për momentin është më shumë një jo se sa një po”. 

“Ai nuk ka stërvitur, ne do të provojmë gjithçka natyrisht sepse është një ndeshje e rëndësishme, por është më shumë një jo se sa një po momentalisht, fatkeqësisht”, ka thënë ai.

Next Post

Rrebesh gola në derbin e skuadrave shqiptare në elitën e futbollit të Malit të Zi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.