Interi ka shënuar një fitore të shkëlqyer në udhëtim te Como, në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A.
“Neurazzurët” arritën ta përmbysin epërsinë nga 2-0 në 3-4 për t’i arkëtuar pikët e plota.
Como e nisi shumë mirë ndeshjen për të rrezikuar vazhdimisht me disa aksione të shpejta. Ishte Alex Valle që zhbllokoi rezultatin me një gol nga afërsia pas një topi të kthyer (36’).
Kurse, ishte Nico Paz që shënoi një supergol pas një pasimi nga portieri për ta dyfishuar epërsinë (45’).
Megjithatë, Interi dha shenja jete në përfundimin e pjesës së parë përmes Marcus Thuram, që e la portierin plotësisht të shtangur (45+2’).
Thuram ishte protagonist edhe te goli i dytë, duke e gjetur të harruar Jean Butez, i cili e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia (49’).
Për përmbysjen e madhe u përkujdes Denzel Dumfries që shënoi me kokë pas asistimit të Hakan Calhanoglut (59’).
I njëjti u gjend sërish në vendin e duhur për të shënuar pas një topi të kthyer për ta vulosur fitoren (73’).
E tëra që bëri Como ishte goli i tretë përmes Lucas de Cunha, i cili realizoi nga pika e bardhë (89′).
Interi me këtë fitore vazhdon fuqishëm si lider me 75 pikë, ndërsa Como zë pozitën e pestë me 58 pikë.