Interi ka arritur të fitojë të gjitha ndeshjet e luajtura deri më tani në Ligën e Kampionëve, duke mbetur në një ritëm perfekt(12 pikë) përkrah Bayern dhe Arsenal dhe duke iu afruar kualifikimit për në fazën me eliminim. Në San Siro zikaltërit fituan 2-1 ndaj Kairat Almaty, të cilët luftuan fort dhe qëndruan në lojë deri në fund. Lautaro Martinez zhbllokoi sfidën në minutën e 45-të, por në minutën e 55-të, kazakët gjetën një gol të pabesueshëm barazimi me Arad.
Anarbekov bëri një sërë pritjesh, por ishte i pafuqishëm për të bllokuar goditjen me të majtën të Carlos Augustos që e dërgoi në kënd në minutën e 67-të. Thuram, i cili mungon që nga 30 shtatori, luajti gjithashtu për rreth njëzet minuta.
Manchester Cityn tregoi forcën duke mposhtur Borussia Dortmund me rezultatin 4-1. Barcelona arriti një barazim befasues në transfertë me Club Brugge (3-3). Ndërkohë, Ajax u mposht në shtëpi nga Galatasaray me rezultatin 3-0, tre gola të shënuar nga Osimhen. Fitore në transfertë për Leverkusenin, 1-0 përballë Benfikës.Neëcastle mposhti me rezultatin 2-0 Bilbaon.



