Saturday, 25. April 2026
Sport

Interi mposht minimalisht Juventusin

GS 04/02/2024 1 Min. Lesezeit

Interi e ka fituar derbin e madh italian ndaj Juventusit me rezultat minimal 1:0 në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Ndeshja u përcaktua nga një autogol.

Ishte Gatti i cili realizoi në portën e vet në minutën e 37-të të ndeshjes.

Deri në fund, Juventusi nuk arriti të barazonte rezultatin dhe u desh të pajtohej me humbje.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e parë, katër më shumë se Juventusi, plus zikaltrit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Teilen: