Friday, 20. March 2026
Sport

Interi mposhtet për herë të parë këtë edicion, Nedim Bajrami protagonist në triumfin e Sassuolos

GS 28/09/2023 1 Min. Lesezeit

Interi ka pësuar humbjen e parë në këtë edicion të Serie-A duke u mposhtur nga Sassuolo me rezultat 2-1 në “Giuseppe Meazza”.

“Neroazzurrët” kaluan më epërsi në minutën e 45 me golin e holandezit Danzel Dumfriez, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

  

Në pjesën e dytë mysafirët u treguan shumë të rrezikshëm, teksa fillimisht barazuan në 1-1 me mesfushorin shqiptar Nedim Bajrami, kurse përmbysjen e madhe e bëri Domenico Berardi që realizoi për 2-1.

Pas gjashtë ndeshjeve, kreun e tabelës në Serie-A e ndajnë Milani me Interin që kanë mbledhur nga 16 pikë.

  

  


Teilen: