Wednesday, 22. April 2026
Sport

Interi ndihet i “kërcënuar”, një tjetër klubi i Serisë A hyn në garë për objektivin e zikaltërve

GS 28/06/2023 1 Min. Lesezeit

Davide Fratezi është një nga objektivat më të lakmuar të merkatos në Itali.

fratezi

Edhe pse administratori i deleguar i Sasuolos, Xhovani Karnevali kishte deklaruar se Interi është skuadra që këmbëngul më shumë dhe favoritja për mesfushorin, zijeshilët janë gati të negociojnë me çdo klub që u afrohet pretendimeve të tyre prej 35-40 milionë eurosh.

Të fundit në garë për 23-vjeçarin janë verdhekuqtë e Romës, të cilët përveç dy-tre lojtarëve që mund të ofrojnë për të ulur çmimin, kanë nën mëngë edhe një tjetër “as”. 30% e kartonit të Fratezit, që ka qenë pjesë e të rinjve të Romës, i përket ende kësaj të fundit, që mund ta përdorë për ta kthyer në bazë italianin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: