Skuadra e Interit i është afruar finales të Ligës së Kampionëve. Ekipi italian po avancon 2:0 pas pjesës së parë ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.
Lautaro Martinez (21’) dhe Hakan Calhanoglou (45’) nga penalltia, shënuan golat për Interin.
Me rezultatin momental, Interi po marshon drejt finales pasi po avancon 5:3, duke pasur parasysh se ndeshja e parë në Spanjë ka përfunduar 3:3.