Saturday, 14. February 2026
Sport

Interi në epërsi pas pjesës së parë të finales së “Coppa d’Italia” – Martinez kryefjalë

GS 24/05/2023 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Kupës së Italisë mes Fiorentinas dhe Interit.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olimpico”, Interi po avancon 2:1 ndaj Fiorentinas, raporton KosovaPress.

Golin për vendasit e shënoi Nicolas Gonzalez në minutën e 3’, ndërsa te Interi Lautaro Martinez shënoi dy gola (minuta e 29’ dhe 37’).

Pjesa e parë, 2:1 në favor të Interit.

Teilen: