Tuesday, 24. March 2026
Sport

Interi në kërkim të një sulmuesi, zikaltrit në garë për yllin e Bajernit

GS 12/08/2023 1 Min. Lesezeit

Interi prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Romelu Lukakun, me shumë emra që janë shfaqur në listën e zikaltërve.

cupo moting

I fundit është ai i sulmuesit të Bajernit, Erik Maksim Çupo-Moting. Sulmuesi kamerunas duket se është në kërkim të një aventure të re, pasi nuk do të ketë më shumë vend te kampionët e Gjermanisë pas transferimit të Herri Kejn.

Kështu Interi kërkon të përfitojë nga kjo situatë, duke e parë Çupo-Motingun si të duhurin për të zëvendësuar Lukakun.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: