• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi, njoftim për dëmtimin e Barella-s, ja kur kthehet mesfushori

19/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Interit, Nicolò Barella, iu nënshtrua sot disa kontrolleve mjekësore pas problemit që ndjeu gjatë ndeshjes së fituar 6-0 në “Olimpico” kundër Lazios në javën e 16-të të Serinë A. Ky është njoftimi i klubit zikaltër pas vizitave të sotme:

“Nicolò Barella iu nënshtrua mëngjesin e sotëm një rezonance magnetike në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Ekzaminimet treguan një zgjatje të lehtë të muskulit ‘adductor longus’ të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite,” ishte rezultati i ekzaminimeve.

Lojtari do të mungojë me siguri në ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Como-s, e vlefshme për javën e 17-të të Serisë A, e cila do të zhvillohet të hënën, më 23 dhjetor, në “San Siro”. Gjithashtu, pjesëmarrja e tij është në dyshim për ndeshjen e fundit të vitit, ku Interi do të përballet me Cagliarin të shtunën, më 28 dhjetor, në orën 18:00.

Qëllimi i Simone Inzaghit dhe stafit të tij është të mos nxitojnë me rikuperimin, duke synuar që Barella të jetë në formën më të mirë për Superkupën Italiane, që do të luhet në Arabinë Saudite në fillim të janarit. Zikaltrit do të përballen me Atalantën të enjten, më 2 janar, në orën 20:00, ndërsa finalja e mundshme kundër fituesit të përballjes Juventus-Milan do të zhvillohet më 6 janar.

 

 

Next Post

Konfirmohet mungesa e Barellas te Interi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.