• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Interi nuk u bë dje favorit”, Alegri lavdëron kryesuesit: Po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme, ekipi më i fortë kryeson kampionatin

11/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk duhej pritur ndeshja e djeshme për të thënë që Interi është favorit”. Masimiliano Alegri, trajneri i Juventusit, i kishte idetë e qarta në konferencën për shtyp para sfidës së skuadrës së tij kundër Udinezes.

alegri

“Ne kemi bërë 55 pikë dhe të kthehemi nesër te fitoret është shumë e rëndësishme, pasi do të largoheshim nga vendi i pestë. Në futboll nuk i dihet kurrë dhe do të ishte shumë e rëndësishme të ktheheshim te fitoret, përveç të tjerave do të ktheheshim në -4 nga Interi.

Në po bëjmë rrugëtimin tonë, Interi po bën gjëra të jashtëzakonshme, në vitin 2024 ka luajtur 7 ndeshje dhe i ka fituar të gjitha. Ne bëjmë hapat me radhë dhe mundohemi që të kthehemi te fitoret nesër. Në këtë moment, në kryesimin e kampionatit është skuadra më e fortë, Interi është favoritja që në fillim dhe do të jetë deri në fund.

Situata jonë me atë të Napolit të Sarrit është ndryshe. Mungojnë edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit dhe jemi në pozita të tjera. Nuk do shkojmë në fushën e lojës pa motivim, përkundrazi, nesër kemi një objektiv kryesor që është fitorja dhe do na mundësonte të shkëputeshim nga ekipi i vendit të pestë, duke u kthyer në -4 nga Interi edhe pse ata kanë një ndeshje më pak. Ne duam të kthehemi të luajmë Ligën e Kampioneve, nuk them që nesër është vendimtare, por është shumë e rëndësishme”, tha trajneri i Juventusit para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rrahmani, Asllani apo Hyseni cili është pasardhësi i Vedat Muriqit te Kosova, ja çfarë thotë ish-sulmuesi i njohur Rexha

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.