• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi përgatit një tjetër goditje me parametër zero, ofertë sulmuesit që e kërkojnë të gjithë

17/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Propozimi i Interit është aty, mbi tryezën e Xhonatan Dejvid. Drejtuesit e klubit zikaltër monitorojnë prej muajsh situatën e sulmuesit kanadez, i cili pikërisht dje konfirmoi ndarjen me Lilën.

asddssdasadasdads

Ai do të largohet si lojtar pa kosto, pa vazhduar kontratën që skadon më 30 qershor: “Desha ta njoftoja unë vetë: këtu kam kaluar pesë sezone të mrekullueshme – shkroi Dejvid në profilin e tij në “Instagram” – nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por shpresoj t’ju kem bërë të lumtur me golat e mi, titullin kampion të Francës dhe Superkupën. Falënderoj të gjithë: shokët e skuadrës, trajnerët, stafin teknik, mjekët dhe të gjithë ata që kam takuar këtu. Falënderoj ju tifozët që më keni mbështetur edhe në momentet e vështira. Ju jeni në zemrën time”.

Fjalë që konfirmojnë atë që ishte në ajër prej kohësh. Tani e ardhmja do të shkruhet plotësisht, sepse 87 gola në 174 paraqitje me Lilën deri tani (dhe 26 gola në 50 paraqitje me Gentin më parë) tregojnë dimensionin që ka arritur sulmuesi kanadez: një yll i madh i futbollit europian.

INTERI- Siç thonë: historikisht, Bepe Marota ndjek me shumë kujdes lojtarët që mbërrijnë me parametër zero, si nga futbolli italian ashtu edhe nga ai ndërkombëtar, dhe në listën e “agjentëve të lirë” të mëdhenj të afruar nga presidenti zikaltër, mund t’i shtohet edhe emri i Xhonathan Dejvid. Interi i ka ofruar rrogë 5 mln euro dhe pret përgjigje.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Fundjavë e zjarrtë në elitën e futbollit kosovar – Superliga në fazën vendimtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.