Interi triumfoi pasditen e sotme me rezultatin 3-2 ndaj Luganos, në testin e parë miqësor të zhvilluar në qendrën stërvitore të klubit zikaltër.
Ishte Korrea ai që hapi serinë e golave në minutën e 11-të, pas asistit të Taremit, ndërkohë që miqtë nga Zvicra, përmbysën përkohësisht duelin me Przybylko në mintutat 21 dhe 27.
Pjesa e parë u mbyll me triumfin e Luganos, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Interi përmbysi shifrat me protagonist sulmuesin e mbërritur së fundmi në merkato Taremi, i cili kompletoi dopietën në minutat 50 dhe 58. Kjo ishte ndeshja e parë e sulmuesit me fanellën zikaltër.
PANORAMASPORT.AL