Monday, 16. March 2026
Sport

​Interi “peshkon” te Arsenali për pasuesin e Lukakut

GS 16/07/2023 1 Min. Lesezeit

Telenovela Romelu Lukaku ishte një dush i ftohtë për Interin, të cilit iu desh të pranonte një refuzim të papritur nga lojtari belg, i cili ditët e fundit i ishte propozuar Milanit dhe kishte nisur kontaktet me Juventusin, ndërsa “nerazzurrët” tentonin ta kthenin në Milano.

Nga kjo situatë e krijuar, Interi e ka informuar sulmuesin belg që ka hequr dorë nga transferimi i tij dhe se tashmë po i shikon alternativat në treg, përcjellë lajmi.net.

Njëri nga emrat e pëlqyer të zikaltërve është Folarin Balogun për të cilin gazetari Fabrizio Romano raporton se Interi do të kërkojë informacione në fillim të javës së ardhshme.

Balogun është i hapur për largim, por Arsenali pritet të kërkojë një shifër të konsiderueshme parash./Lajmi.net/

  


Teilen: