Interi duket se është shumë pranë një tjetër goditjeje në merkato, me zikaltrit që kanë gjetur akordin me Lazar Samardziç.
21-vjeçari ka rënë dakord për të kaluar në Milano, teksa tashmë pritet të bindet vetëm Udineze.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, Interi ka bërë ofertën e parë prej 15 milionë eurosh plus Xhovani Fabian i cili do të kalojë në Udine në formën e huazimit me të drejtën e blerjes.
Nga Udineze ende nuk ka një përgjigje por në Milano duken optimist se çdo gjë do të mbyllet me sukses.
PANORAMASPORT.AL