Monday, 23. November 2026
Sport

Interi refuzon 60 milionë euro nga Newcastle dhe ofertën e Arsenalit për talentin italian

GS 23/11/2026 2 Min. Lesezeit

Interi ka refuzuar ofertat e Arsenalit dhe Newcastle Unitedit për sulmuesin e talentuar italian, Francesco Pio Esposito, duke e konsideruar atë si një futbollist të paprekshëm në planet e klubit zikaltër.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Nicolo Schira, të dy klubet angleze kanë shfaqur interesim për transferimin e 21-vjeçarit, por Interi nuk ka pranuar të negociojë largimin e tij.

Newcastle United ka tentuar ta bindë klubin italian me një ofertë prej 60 milionë eurosh, por përgjigjja e drejtuesve zikaltër ka qenë negative.

Besimi i Interit te sulmuesi dëshmohet edhe nga kontrata e re, të cilën Esposito e nënshkroi në shtator dhe që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2032.

Vlera e tij në tregun e futbollit po rritet vazhdimisht, falë paraqitjeve me Interin dhe Kombëtaren e Italisë.

Deri më tani, Esposito ka realizuar shtatë gola dhe ka dhuruar dy asistime në të gjitha garat me fanellën e Interit, ndërsa së fundmi ka shkëlqyer me një het-trik në barazimin ndaj Atalantas.

Pavarësisht interesimit nga klubet e Ligës Premier dhe ofertës së majme të Newcastle Unitedit, Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej talenteve më premtues të futbollit italian.

⚽
Premier LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: