Sunday, 15. March 2026
Sport

Interi rrit ofertën për Romelu Lukaku, Chelsea nuk lëshon “pe”

GS 13/07/2023 1 Min. Lesezeit

Marrëveshja e Interit me Chelsean për Romelu Lukakun ngjan si një malore e vërtetë për zikaltërit.

Pavarësisht se nënkampionët e Europës kanë në xhep aprovimin e futbollistit dhe pavarësisht se kanë rritur ofertën e tyre, Blutë e Londrës nuk lëshojnë pe.

Drejtuesit e Interit kanë vendosur në pjatë plot 30 milionë euro.

Kjo ofertë kjo që është refuzuar nga Chelsea, pasi vetëm 40 milionë euro mund të bindin klubin e Premier League për të lënë të lirë lojtarin.

Teilen: