• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Interi sakrifikon”, Marota: Me Juven duel për kreun, është një sfidë kampionati

15/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhuzepe Marota ka qenë pjesë e darkës gala “Un brutto T1po”, një mbrëmje bamirësie kundër diabetit të tipit 1 të organizuar në Milano prej nga ka folur për “Sky Sports”, për një sërë temash të zikaltërve.

marota

Duke e nisur nga rinovimet dhe konkretisht ato të Lautaros e Dimarkos, administratori i deleguar i zikaltërve është shprehur: “Gjëja e mirë për këta djem, është se ata kanë një ndjenjë të fortë përkatësie, kjo do të thotë të jesh në gjendje të krijojë një bërthamë të fortë. Zgjatja e kontratës ka edhe një kuptim moral. Piero Auzilio dhe unë po negociojmë pa nxitim, kemi bashkëbisedues në krahun tjetër që janë të lidhur me Interin, ka optimizëm”.

Drejtuesi nuk e ka fshehur asnjëherë vlerësimin për grupin, për trajnerin Inzagi dhe e ka përsëritur edhe një herë në këtë moment, pasi ka kaluar thuajse 1/3-ta e sezonit dhe, përveç vendit të parë të Serisë A, zikaltrit kanë siguruar edhe kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.

“Ne jemi në një fazë të ndërmjetme, por skuadra po përgjigjet mirë dhe Inzagi është shumë i mirë në menaxhimin e ndeshjeve. Ekipi është kompakt, i gatshëm të sakrifikojë veten dhe të arrijë objektivat e veta”.

JUVENTUSI – Ndërsa në fundjavë kishte kaluar topin në krahun juventin, duke i konsideruar ata si favoritët për titull, këtë herë Marota e ka prezantuar sfidën me Juventusin si një ndeshje të rëndësishme kampionati që duhet menaxhuar si duhet.

“Sfida kundër Juventusit është një ndeshje kampionati që do ta përballojmë me qetësi. E bukura e këtij kampionati është se ka pasiguri, por skuadra po i përgjigjet mirë, siç thashë. Ky duel është cilësuar gjithmonë si derbi i Italisë dhe mbetet i tillë, mbi të gjitha sot. Do të përballen vendi i parë me vendin e dytë në renditje dhe sigurisht që këtë herë ka më shumë sharm, pasi vlen kreun. Gjithmonë ka emocione nga ana ime kur vjen kjo ndeshje, sepse kam kaluar shumë vite në Torino, por mendoj se do të jetë një reklamë e mirë për futbollin italian”, përfundoi Marota.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

UEFA konsideron të ftojë Al Nassr të Ronaldos në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.