• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi shpallet zyrtarisht kampion i Serie A për sezonin 2023/24

23/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi është shpallur zyrtarisht kampion i Serie A për sezonin 2023/24. Ky ishte titulli i 20 kampion në historinë e Serie A për klubin zikaltër dhe këtë arriti ta bënte realitet, përparar syve të rivalit të përjetshëm të qytetit, Milanit.

Derbi i Madoninës, i vlefshëm për javën e 33, përfundoi me rezultatin 2-1 për Interin, që në këtë mënyrë, ka vazhduar dominimin ndaj kuqezinjve.

Që nga sezoni 1929/30, Interi është e para skuadër në historinë e futbollit italian që arrin të shpallet kampion i Italisë në një ndeshje derbi.

Po ashtu, nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e Serie A që një skuadër të shpallej kampione me 5 javë të tjera për t’u luajtur. Diçka të ngjashme më herët, e ka bërë vetë Interi, në edicionin 2006/07.

Kjo arritje ishte e jashtëzakonshme edhe për trajnerin e zikaltërve, Simone Inzaghi, i cili fitoi titullin e 6 me Interin, duke u bërë trajneri i tretë më i trofeshëm i klubit. Përpara tij në këtë aspect qëndrojnë vetëm Helenio Herrera dhe Roberto Mançini, të dy me nga shtatë tituj.

Teksa Interi i gëzohet titullit të fituar me shumë meritë, nga ana tjetër, për Milanin situata në derbi sa vjen e përkeqësohet. Kuqezinjtë tashmë janë mposhtur 6 herë radhazi nga Interi. Kjo do të thotë se Stefano Pioli është bërë trajneri i parë i Milanit në histori që ka humbur kaq shumë ndeshje derbi radhazi. Po ashtu, në total, Pioli ka humbur 10 derbe në total, të gjitha këto si trajner i Milanit, duke u bërë trajneri me më shumë derbe derbe të humbura ndonjëherë.

Next Post

UEFA cakton gjyqtarët për EURO 2024, mes tyre edhe një shqiptar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.