Hoakin Korrea është një nga lojtarët potencialë për t’u larguar nga Interi. Sipas “Corriere dello Sport”, zikaltërit duan ta shesin por vetëm për 15 milionë euro.
Nëse do të arrihet që sulmuesi të shitet, klubi do të kthejë sytë nga tre emra të tjerë për ta zëvendësuar. Bëhet fjalë për: Taremi (Porto), Morata (Atletiko Madrid) dhe Balogun (Arsenal).
Ndryshe, reparti sulmuesi do të mbyllet me ardhjen e Arnautoviç.
PANORAMASPORT.AL