• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interit s’i ndahen lëndimet, kokëçarje për Inzaghin

10/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm një javë nga fillimi i kampionatit italian, dëmtimet janë ato që po bëjnë me dhimbje koke trajnerin Simone Inzaghi.

Pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm futbollistët u impenjuan edhe në Kampionatin Europian duke pasur ngarkesë shtesë dhe që i pengon të jenë në formën optimale për t’u përgatitur, shkruan “Gazeta Express”.

Vetë trajneri i zikaltërve e pranoi këtë gjë pas miqësores me Al-Ittihadin, ku theksoi se është një fazë përgatitore e vështirë për skuadrën e tij pasi shumë lojtarë kanë ardhur me vonesë.

Interi ka furnizuar shumë kombëtare në Europian dhe në Kupën e Amerikës duke sjellë pasoja negative tani përpara fillimit të sezonit të ri.

Shumë dëmtime, shumë lojtarë jashtë formës dhe të tjerë që duan kohë të “nxehin” siç duhet muskujt. Mirëpo koha nuk premton sepse shumë shpejt vjen Genoa.

Dëmtimi i parë ishte ai i Mehdi Taremit, që në fakt nuk ka lidhje me Europianin, por ndoshta nga fakti që nuk ka pasur një sezon të rregullt me Porton sepse portugezët e lanë në stol në shumë ndeshje, duke e ditur që ai do të transferohej drejt Interit.

Të njëjtën situatë duket se ka vuajtur edhe Piotr Zielinski, polaku që gjithashtu me Napolin u aktivizua pak në sezonin e kaluar.

“Europiani”

Por Europiani duket se ka lënë me pasoja disa futbollistë.

I fundit që i është shtuar listës së lojtarëve me probleme fizike është Hakan Çalhanoglu.

Turku ka ndier lodhje dhe nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit ditën e djeshme duke qenë me pikëpyetje për duelin e së nesërmes kundër Chelseat në Londër.

Me shumë mundësi Kristjan Asllani pritet që të jetë titullar, por edhe ai nuk është në 100% të formës.

Djaloshi kuqezi humbi miqësoren kundër Pizës pikërisht për shkak të lodhjes muskulore.

Arnautoviç është një tjetër lojtar që prej ditësh nuk stërvitet me skuadrën dhe ka pasur probleme, ndërsa lajmi i mirë vjen për Stefan De Vrij.

Mbrojtësi holandez ka bërë disa ekzaminime dje, ku janë përjashtuar tërheqjet muskulore.

Ai ka një mbingarkesë dhe do t’i duhet që të ndjekë një program specifik për të qenë gati për startin e kampionatit.

Inzaghi ka besim, por infermieria e tij është duke u mbushur plot dita-ditës.

Next Post

Manchester City dëshiron transferimin e Kingsley Coman

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.