Sunday, 24. May 2026
Sport

Intervista me Kasijasin, Pike mendon të jetë president i Barcelonës: Është sakrificë, por e kam përgjegjësi po të jetë nevoja

GS 27/02/2025 2 Min. Lesezeit

Gerard Pike nuk e mohon se mund të jetë president i Barcelonës në të ardhmen. Ish-mbrojtësi i katalanasve tregoi në intervistë për Kasijasin se do të ishte i gatshëm, nëse është nevoja.

Screenshot 2025-02-27 144504

Dhe pse Pike shton se është sakrificë, ai do ta merrte përsipër për Barçën që i ka dhënë gjithçka. Pike deklaroi:

“Shumë njerëz të pyesin dhe në fund përfundon duke e menduar. Të jesh president i Barçës, është më shumë sakrificë se gjërat pozitive që mund të japë dhe kjo është e qartë.

Ti shikon të gjithë presidentët e Barçës që kanë qenë, sakrifica që kanë bërë ka qenë më e madhe se ajo që kanë marrë në rikthim. Nuk dua asgjë tjetër, sa ajo që te jep të qenët president i Barçës.

Por në anën tjetër mendoj se nëse një ditë klubit i nevojiten njerëz si unë, të cilët janë afruar që fëmijë, ndjejnë ngjyrat, që kuptojnë si është klubi nga brenda, kushedi çfarë shumica kërkon.

Nëse klubit me të vërtetë i nevojitem një ditë, e kam përgjegjësi të jem aty për shkak se Barça më ka dhënë gjithçka, absolutisht gjithçka”, u shpreh Pike.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: