• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Intervistë për La Liga, Uzuni: Këmbët e mia ishin i vetmi burim të ardhurash, ndaj Realit mendova se mos po luaja FIFA

27/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Myrto Uzuni ka folur në një intervistë të shkurtër për kanalin zyrtar të LaLiga-s në Twitter ku ka prekur tema si ajo e nisjes së karrierës, mbërritja në LaLiga, emocionet e përballjes me Real Madrid dhe suksesi i sezonit të fundit.

Myrto Uzuni është një prej futbollistëve shqiptarë më në formë dhe më të suksesshëm aktualisht. Protagonist me kombëtaren shqiptare, ai po përjeton edhe majën e karrierës në një prej kampionateve më të fortë në botë, La Ligan spanjolle.

Së fundmi ai ka folur në një intervistë të shkurtër për kanalin zyrtar të LaLiga-s në Twitter.

“Kur vjen nga një vend si Shqipëria, nuk është e lehtë të arrish në LaLiga. Më është dashur të punoj shumë për të realizuar ëndrrat e mia. Por, për këtë luhet futbolli, për ty dhe ëndrrat e tua sepse në shtëpinë time ka pasur vetëm një opsion që të fitonim para, vetëm nga këmbët e mia. Në këtë jetë dua vetëm t’i falënderoj prindërit e mi që besuan tek unë dhe për njeriun që unë jam sot”, tha futbollisti.

Një koment ai e kishte edhe për sfidën speciale në mitikun e futbollit botëror, Benabeu.

“Kam një vit e gjysmë këtu te Granada dhe ndihem shkëlqyer. Jam si në shtëpinë time pasi njerëzit më duan shumë. Ndeshja e parë debutuese ishte në Bernabeu dhe kur shikoja lojtarë si Toni Kroos dhe Modriç, po mendoja dhe i thosha vetes: Mos po luaj FIFA në ato momente”, u shpreh Uzuni.

Gazetarët e faqes së La Liga e duan një koment edhe për ecurinë e deritanishme dhe të ardhmen.

“Çdo gol është special kur shënon. 23 gola në LaLiga2 patjetër që janë shumë. Të gjithë e dinë se sa e vështirë është ajo kategori. Tani po stërvitemi shumë mirë, çdo gjë është gati dhe të gjithë duhet të bëjmë akoma edhe më shumë. Ëndrra ime është që të vazhdoj të luaj në La Liga, eksperiencë e madhe padyshim dhe dua të luaj për shumë ndeshje”, tha Uzuni./h.ll/abcnews.al

🎬 TODAY | 5PM BST | #LALIGATV

🗣️ ❝𝗪𝗵𝗲𝗻 𝘆𝗼𝘂 𝗰𝗼𝗺𝗲 𝘁𝗼 𝗟𝗔𝗟𝗜𝗚𝗔 𝗳𝗿𝗼𝗺 𝗮 𝗰𝗼𝘂𝗻𝘁𝗿𝘆 𝗹𝗶𝗸𝗲 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮, 𝗶𝘁’𝘀 𝗻𝗼𝘁 𝗲𝗮𝘀𝘆. 𝗜 𝗵𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗼 𝘄𝗼𝗿𝗸 𝗵𝗮𝗿𝗱 𝘁𝗼 𝗮𝗰𝗵𝗶𝗲𝘃𝗲 𝗺𝘆 𝗱𝗿𝗲𝗮𝗺𝘀❞

Myrto Uzuni speaks on our 🆕 #LALIGAWorld! pic.twitter.com/DUWoa6AWqM

— LALIGA TV (@LaLigaTV) August 22, 2023

Next Post

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Liria, Fushë Kosova – Llapi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.