Shtohen ndjeshëm intrigat në lidhje me të ardhmen e Romelu Lukakut. Mediat italiane bëjnë me Interi dhe Çelsi kamë shumë afër arritjes së marrëveshjes, për rikthimin e sulmuesit belg te zikaltërit, por duket se një tjetër pengesë po bëhet problem. Bëhet fjalë për menaxherin e Lukakut, Sebastien Ledura.
Interi ka mbledhur milionat e nevojshme me shitjen e Onanës te Junajtid, për nënshkrimin me Lukakun, ndërkohë që raportohet se agjenti i Big Rom-it, prej javësh nuk është i disponueshëm dhe nuk përgjigjet në telefon, pasi bëhet me dije se ai po negocion me Juventusin dhe pret një ofertë nga bardhezinjtë në lidhje me Lukakun.
Sigurisht që kjo ofertë duhet të jetë shumë më e lartë nga ana ekonomike. Gjithçka pritet të qartësohet në ditët në vijim, se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Lukakut.
PANORAMASPORT.AL