Tuesday, 27. January 2026
Sport

Investim nga FSHF dhe Bashkia Prrenjas, drejt përfundimit dy fusha të reja

GS 27/01/2026 1 Min. Lesezeit

Ndërtimi i dy fushave të reja sportive në Prrenjas po shkon drejt përfundimit, duke sjellë një tjetër investim konkret në zhvillimin e infrastrukturës së futbollit.

Një nga fushat ndodhet në fazën finale të shtrimit të tapetit artificial, ndërsa mini-fusha pritet të nisë së shpejti me të njëjtin proces.

Ky projekt realizohet falë bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë së Prrenjasit, në kuadër të strategjisë për zgjerimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin.

Fushat e reja do t’u shërbejnë të rinjve, shkollave dhe komunitetit lokal, duke krijuar kushte moderne për stërvitje dhe aktivitete sportive.

Teilen: