Fitorja 2:0 ndaj Milanit në ndeshjen e parë derbi në Ligën e Kampioneve, ka kënaqur trajnerin e zikaltërve, Simone Inzaghi, por me sa duket jo plotësisht pasi mendonte se ekipi mund të bënte edhe më shumë.
“Jam i kënaqur. Kemi bërë një ndeshje të madhe, edhe pse mund të shënonim më shumë.
Jemi në avantazh, por kemi një ndeshje kthimi për të luajtur në fushën tonë dhe duhet të bëjmë ende një sforco të madhe për të realizuar një ëndërr.
Djemtë kishin zemër dhe mendje, duke mbuluar çdo centimetër në fushë.
Edhe kush hyri, bëri pjesën e tij. Jemi të lumtur, por na mungon ende një pjesë.
Pas 72 orësh kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Sasuolos.
Duhet të rikuperojmë energji fizike dhe mendore, pasi në këto ndeshje shpenzohet shumë.
Ndonjë lojtar ka dalë me probleme fizike, do të vlerësojmë dhe do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha menjëherë pas sfidës trajneri i zikaltërve.