Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Inzaghi i rikthehet Superkupës: Ndërhyrje e gabuar ndaj Asllanit

GS 12/01/2025 1 Min. Lesezeit

Pas fitores së minimale, 1-0 ndaj Venezias, Simone Inzaghi është shprehur i kënaqur dhe nënvizon reagimin e shpejtë të Interit pas humbjes në Superkupë. “Nuk ishte e lehtë pas finales që luajtëm dhe humbëm në atë mënyrë. Ne erdhëm këtu të lodhur, të mavijosur dhe me disa mungesa, por bëmë një ndeshje të shkëlqyer”.

Trajneri zikaltër i rikthehet edhe njëherë Superkupës, golit me të cilin Milani rihapi finalen: “Asllani i shumëpërfolur pësoi një faull të bujshme nga Morata, ndaj ndeshja u rihap. Asllani u kritikua për atë gol të pësuar, por ai u godit, pati një faull të bujshëm që nuk u sinjalizua”.

 

Teilen: