• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inzaghi kërkon “kokën” e PSG-së

30/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, tha se skuadra e tij do të duhet të “vuajë” kundër Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, por këmbëngul se ata janë të aftë ta dëmtojnë skuadrën e Luis Enriques në Mynih të shtunën. Interi do të luajë finalen e dytë të Championsit në tre sezone, pasi humbi ndaj Manchester Cityt në Stamboll në vitin 2023.

Zikaltërit synojnë gjithashtu të fitojnë një kupë të katërt evropiane, pasi fituan për herë të fundit këtë garë nën drejtimin e Jose Mourinhos në vitin 2010.

Por, pavarësisht eliminimit të Bayern Munich dhe Barcelonës në rrugën e tyre drejt finales, Interi hyn në ndeshje si një ekip i nënvlerësuar, me PSG-në që konsiderohet si favorite për të fituar Championsin për herë të parë.

“Duhet të përballemi me Parisin duke e ditur se do të ketë momente në të cilat do të vuajmë dhe momente të tjera kur do ta kemi topin dhe ata do të duhet të mbrohen.

Kemi pasur një periudhë shumë të vështirë deri më tani, duke u përballur me Manchester Cityn, Arsenalin, Bayernin dhe Barçën, por ia kemi dalë deri këtu dhe nuk duam të ndalemi këtu.

E dimë se çfarë ndeshjeje e rëndësishme është kjo. Fitorja dhe humbja bëjnë gjithë ndryshimin në botë. Sa i përket të ardhmes sime, nesër është finalja e madhe”, e mbylli Inzaghi.

Next Post

Marquinhos: Do të ishte e gabuar nëse ndryshojmë tani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.