Thursday, 19. March 2026
Sport

Inzaghi: Krenar për këtë Inter, duam të shkojmë deri në finalen e Championsit

GS 27/11/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, foli për mikrofonët e “Sky” pas fitores 1-0 kundër Leipzig, në Champions League: “E dinim rëndësinë e ndeshjes. Luanim kundër një skuadre me vlera, e cila deri të dielën kishte mbrojtjen më të mirë të Bundesligës. Bëmë një ndeshje shumë të mirë, ishim gjithmonë të balancuar, edhe pse kundër Leipzig nuk është e lehtë. Më vjen keq që nuk e shënuam golin e dytë, por skuadra vuajti relativisht pak.

Patjetër jemi të kënaqur, por për të arritur në tetë më të mirët duhet edhe një hap tjetër. Kemi bërë një rrugëtim të shkëlqyer: 4 fitore radhazi dhe 5 ndeshje pa pësuar gol.

Finalja është objektivi i të gjitha skuadrave, aq më tepër për mua që drejtoj Interin. Ka shumë konkurrencë dhe nuk është e lehtë të luash çdo dy ditë e gjysmë. Kam fatin të kem djem që janë mësuar me këtë, ka një gatishmëri të madhe nga të gjithë”.

 

 

Teilen: