• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inzaghi -Martinez në delir

17/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Suksesi kundër Bayern ka sjellë festë në Milano. Në dy përballjet, Inter e meritoi kualifikimin për në fazën gjysmëfinale, pavarësisht se në “San Siro”, Bayern i vendosi jo pak në siklet. Në përfundim të aktit të dytë, pas barazimit 2-2, Simone Inzaghi u shfaq i lumtur dhe krenar për këtë arritje të rëndësishme:

“Është një mbrëmje e bukur për skuadrën tonë, për tifozët tanë, kundër një rivali të fortë. Në këto dy ndeshje dhamë gjithçka, tani ecim përpara në një sezon të gjatë dhe të vështirë.

Duhet ta shijojmë këtë mbrëmje, është frut i sakrificave”, u shpreh Inzaghi.

Njeriu i ndeshjes u vlerësua Lautaro Martinez, me kapitenin që nuk i fshehu emocionet për këtë sukses: “Këtë fitore do ta kujtojmë për një kohë të gjatë. Kemi sakrifikuar shumë për këtë sukses, Inter është një skuadër me personalitet që nuk dorëzohet kurrë, me zemër dhe me mëndje.

Ndaj Bayern vuajtëm shumë, por treguam edhe një herë se mund të bëjmë gjëra të mëdha. Barcelona? Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, kundër një ekipi të madh, por fillimisht duhet të mendojmë për ndeshjet në kampionat, më pas do të mendojmë për Champions”, u shpreh Martinez.

I ndryshëm është diskutimi në radhët e Bayern, atmosfera nuk është shumë pozitive, por trajneri Kompany u shfaq realist në konferencë për shtyp: “Kam emocione miske, por realiteti është që nuk do të kemi shanse të luajmë në finalen e Mynihut. Jemi të vetëdijshëm se nuk bëmë mjaftueshëm në këto dy ndeshje. Fakt është gjithashtu që dëmtimet u kthyen në temë kryesore, por pavarësisht këtij fakti në të dy ndeshje treguam një Bayern të mirë. Me vjen keq për këtë rezultat”, theksoi Kompany.

Next Post

Sulmoi Bukajo Sakën, Dani Karvahal mund të përballet me një pezullim të madh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.