• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inzaghi: Ndaj City jo për revansh,

17/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Inter do të debutojë këtë sezon të Champions League ndaj Manchester City.

Për trajnerin zikaltër Simone Inzaghi kjo ndeshje s’do të jetë një hakmarrje për finalen e humbur 16 muaj më parë.

“Nuk ka nevojë të prezantoj Manchester City. Ata nuk kanë humbur në shtëpi që nga viti 2018. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, duhet të luajmë një ndeshje gjigante. Vrapim, agresion, vendosmëri. Duhet një ndeshje e shkëlqyer”, tha Inzaghi.

“Ky është kalendari. Manchester City, Liverpool, Real Madrid dhe Arsenali ishin më të fortët. Ne do të luajmë ndaj City. Do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të madhe”, tha më tej trajneri i Inter për mediat.

Duke folur për finalen e Champions 2023, ku humbi, ai tha: “Nuk mendoj se është një revansh, sepse nuk është finale, por një ndeshje e grupit me një format të ri. Në finale mendoj se episodet janë thelbësore”.

“Nesër fillon një turne i ri në Champions që do të jetë shumë ndryshe. Më parë duhej të përgatisje tre ndeshje në shtëpi dhe 3 jashtë. Tani janë tetë ekipe të ndryshme”, u shpreh Simone Inzgahi.

“Lautaro? Ai është kapiteni ynë dhe ai do të shënojë shumë gola për ne. Ne duhet të vlerësojmë dhe kuptojmë. Ai erdhi pothuajse një muaj pas shokëve të tij, punoi dhe pati një problem, udhëton shumë”.

“Me ndeshjet dhe me stërvitjet do të gjejë formën më të mirë ashtu si dhe golat që Lautaro ka shënuar gjithmonë. Ai do të jetë një zgjidhje e probleme për mua dhe kurrë një pengesë”, tha Inzaghi.

Në lidhje me rotacionin e lojtarëve, ai u shpreh: “Do të bëj disa vlerësime. Është normale që çdo fillim-sezoni duhet të bëni vlerësime të ndryshme. City është skuadra më e fortë në Evropë dhe ne përballemi me ta jashtë”.

“Ne jemi e vetmja skuadër italiane që luajmë jashtë dhe luajtëm të dielën, jo të shtunën. Ka shumë vlerësime të ndryshme për t’u bërë, por unë kam forcën t’i kem këta djem që më kënaqin gjithmonë një ndeshje gjigante”, tha Inzaghi.

Next Post

Inter-City, Inzaghi: Na duhet një ndeshje e madhe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.