• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inzaghi në ‘radarin’ e Liverpool, megjithatë prioritet mbetet Interi

07/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dominimi në Itali dhe rrugëtimi deri tani mjaft pozitiv në Ligën e kampionëve, kanë bërë që adhuruesit e Simone Inzaghit të shtohen ndjeshëm në Europë, teksa media në Itali raporton për një interesim konkret të Liverpoolit, që është në kërkim të një zëvendësuesi për Jurgen Klopp.

Megjithatë gjasat që Inzaghi të largohet nga Interi në verë janë minimale, pasi tekniku nga Piacenza ka kontratë me zikaltrit deri në verën e 2025-ës dhe ndihet mjaft mirë në Milano, ndaj nuk pritet të ketë vështirësi për të zgjatur bashkëpunimin.

Palët momentalisht janë përqendruar te rezultatet në fushë dhe në verë kanë fiksuar takimet për rinovimin e kontratës, me Interin që synon ta zgjasë bashkëpunimin deri në verën e 2027-ës, duke i rritur ndjeshëm edhe pagën aktuale prej 5.5 milionë eurosh.

Nga ana tjetër Inzaghi e ndjen se te Interi ka krijuar tashmë kushtet e duhura për të shtrirë dominimin edhe në të ardhmen, duke qenë se ka një grup të konsoliduar, i cili pritet të përforcohet edhe më shumë verën e ardhshme.

Pikërisht projekti në fazë të avancuar me Interin, e josh Inzaghin që të qëndrojë ende në Milano dhe të provojë të fitojë të tjerë trofe, pse jo një Ligë Kampionësh, që do ta vendoste emrin e tij në listën e trajnerëve më të mirë europianë.

Next Post

​Kupa e Kosovës sjellë sot supersfida

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.