• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inzaghi u premton darkë futbollistëve: Po më japin kënaqësi

09/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Simone Inzaghi shijon Interin e tij, që po bën një 2024 perfekte, pasi ka fituar të 13 ndeshjet e zhvilluara, 10 prej të cilave në kampionat.

E krahas rezultateve, trajneri zikaltër shikon edhe gjëra të veçanta, siç ishte goli me vlerë 3-pikëshe ndaj Bolognës, i shënuar nga një mbrojtës, me asistin e një tjetër mbrojtësi, arsye këto që e bëjnë Inzaghin të ndihet krenar dhe të ofrohet për të paguar darkën për skuadrën.

“Të shohësh golin tonë është një motiv i madh kënaqësie, pasi dalim me aksion me dy mbrojtës, ku njëri shërben dhe tjetri shënon. Kjo konfirmon pjekurinë dhe mënyrën si e interpreton ndeshjen skuadra.

Ua jap vullnetarisht një darkë, pasi këta djem po më japin kënaqësi të jashtëzakonshme nga java në javë, megjithatë duhet të gjejmë kohën. Po zbresim në fushë çdo 72 orë dhe është e vështirë”, u shpreh trajneri zikaltër.

Inzaghi ka vlerësuar maksimalisht ndjesën e Barellës për rrotullimet në penalltinë e fituar ndaj Genoas, teksa ka kërkuar që vëmendja të spostohet menjëherë në Ligën e Kampionëve.

“Ndjesa e Barellës ishte një gjest i bukur dhe më bën krenar.

Në fushë ndodhin shumë gjëra edhe për shkak të adrenalinës, por e rëndësishme është të jesh i përgjegjshëm.

Tani të mendojmë për Championsin, pasi Atletico shndërrohet në shtëpi dhe për më tepër ka një trajner shumë të zotë.

Duhet të çlodhemi shpejt dhe të nisim përgatitjet. Shpresoj që të mos humbim për shumë kohë edhe Carlos Auguston e Arnautoviçin, sepse në këtë fazë kemi nevojë për të gjithë”, tha Inzaghi.

Next Post

Lajmi i gazetarit brazilian trondit rrjetin: Dani Alvesh ka vrarë veten në burg

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.