• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inzaghi zbulon prapaskenën: Kisha rënë dakord me Milanin, por ai i dha fund karrierës sime

20/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Filippo Inzaghi ish-sulmuesi karizmatik italian, publikoi këtë të martë autobiografinë e tij të titulluar “Momenti i duhur”, ku ka pasqyruar disa momente të karrierës së tij futbollistike.

Ndër të cilat pikën e fundit, atë të vitit 2012, pas përfundimit të sezonit të 10-të në Milano.

“Ishte Massimo Allegri ai që i dha fund karrierës sime. Unë dhe Milani kishim një marrëveshje për të rinovuar për një vit dhe prania ime në dhomën e zhveshjes do të kishte qenë shumë e rëndësishme.

Bëhet fjalë për një klub të madh që në një moment kishte humbur Maldinin, Pirlon, Nesta Gattuson dhe Seedorfin. Figura me peshë të madhe dhe që lanë një boshllëk të madh.

Nuk bëra asnjë kërkesë për rinovim, por Allegri nuk donte që unë të isha atje dhe u tha drejtuesve që të mos vazhdonin me rinovimin. Ishte një tronditje për mua”, ka zbuluar ish-sulmuesi, i cili shënoi 126 gola në 300 ndeshje për “Djallin”.

Next Post

“Dita e parë në Bernabeu është e paimagjinueshme”, Bellingam: Ançeloti trajner i veçantë, ja cilësia ime më e madhe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.