Interi mori një rezultat pozitiv në transfertën e vështirë të Barcelonës. Pas përfundimit të sfidës, trajneri i zikaltërve, Simone Izagi foli për “Inter TV”.
“Ne luajtëm ndeshjen që duhej të luanim, me zemër të madhe. Ka njëfarë keqardhjeje sepse kishim një epërsi prej dy golash dhe pastaj goli i anuluar i Mkhitarian. Ka një dozë keqardhjeje, por luajtëm kundër ekipit më të bukur dhe teknik në botë për momentin. Duhet të kishim qenë më të kujdesshëm me golin e tretë, por këta djem meritojnë duartrokitje sepse janë të mrekullueshëm. Do të duhet të japim më të mirën tonë për të rikuperuar të gjithë energjinë tonë fizike dhe mendore”, përfundoi ai.
PANORAMASPORT.AL