• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inzagi kujton ende finalen e humbur ndaj Mançester Sitit: Interi meritonte më shumë, të paktën… shtesat

21/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Interit, Simone Inzagi, ka folur sot para mediave në një eveniment të organizuar nga UEFA në kuadër të Ligës së Kampioneve, Dhe me mendjen te PSG, ai i është kthyer përsëri finales së humbur dy vite më parë ndaj Mançester Sitit.

inzagi

“Para se të mbërrinim deri në fund, kemi bërë një rrugëtim të gjatë. Të gjithëve u ka mbetur në mendje ndeshja e dyfishtë me Barcelonën, por ishte e vështirë edhe të mundej Bajern Mynihu. Një skuadër e organizuar dhe fizike. Kanë qenë katër ndeshje me intensitet të pabesueshëm. Kemi bërë një rrugëtim të madh, dy finale të Champions janë meritë e punës dhe të sakrificave të të gjithëve.

Të gjithë e kujtojmë atë finale. Luajtëm si të barabartë ndaj një skuadre shumë të fortë si Mançester Siti. Do e kishim merituar të luanim kohët shtesë në atë ndeshje”, tha trajneri italian.

Ai më pas u ngacmua rreth ndryshimit të madh mes grupit të veteranëve të Interit dhe të rinjve të PSG-së. “Nuk mendoj se është një problem. Përkundrazi, të ndihmon shumë në momente të caktuara të shumë ndeshjeve të rëndësishme. Unë kam një grup me lojtarë të mëdhenj, por sidomos njerëz të mëdhenj. Të gjithë arrijnë gjithmonë të punojnë në mënyrën më të mirë dhe mundohen të jenë të kthjellët. Fitorja do të ishte kurorëzimi i një pune të madhe të nisur katër vite më parë”, tha ndër të tjera trajneri i Interit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Të gjithë të çmendur pas sulmuesit shqiptar! E kërkojnë 6 skuadra të Bundesligës, por edhe Murinjo me Besnik Hasin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.