Wednesday, 13. May 2026
Sport

Inzagi me eksperiment në të djathtë, ja si pritet të rreshtohet Interi ndaj Udinezes

GS 09/12/2023 1 Min. Lesezeit

Sot përballë Udinezes, Simone Inzagi do të kërkojë tri pikët e radhës dhe sigurisht që në sulm do të niset nga dyshja Lautaro-Turam.

interi festa

Bastoni është stërvitur me grupin dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës, por nuk do të niset titullar në të majtë të prapavijës, me rolin që do i duhet ta mbulojë Karlos Augusto. Para Zomerit do të aktivizohet edhe Açerbi e Darmian, ndërkohë që për t’u vendosur ngelet korsia e djathtë, aty ku më i mundshëm duket aktivizimi i Davide Fratezit (Kuadrado nuk është ende në maksimum).

Mesfusha do të përbëhet nga të zakonshmit Çalhanolgu-Barela-Mikhitaian, ndërkohë që në të majtë të mesfushës Dimarko do të provojë sërish të bëjë diferencën.

gfjhfgPANORAMASPORT.AL

Teilen: