Interit nuk i lejohen gabime në duelin e sotëm në Serinë A ndaj Monzës, ku skuadra e Simone Inzagit do të ketë si detyrë vetëm fitoren për të ruajtur vendin e parë në klasifikim.
Trajneri i ka besuar pjesës më të madhe të titullarëve pikërisht për këtë arsye, ndonëse në mesjavë e pret një ndeshje e Ligës së Kampioneve. Ai ka lënë në stol Asllanin duke kthyer përsëri nga minuta e parë Çalhanollu.
Megjithatë, bie në sy aktivizimi i Mkhitarjan, Barela dhe Bastonit, të cilët janë me karton të verdhë e rrezikojnë pezullimin për ndeshjen e radhës ndaj Atalantës.
FORMACIONET ZYRTARE
INTER (3-5-2): Martinez; Pavard, De Vraj, Açerbi; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Bastoni; Lautaro Martinez, Arnautoviç.
Trajner: Simone Inzagi
MONZA (3-5-2): Turati; D’Ambrosio, Ico, Birindeli; Pedro Pereira, Zeroli, Bianko, Kastrovili, Kiriakopulos; Dani Mota, Keita Balde.
Trajner: Alesandro Nesta
PANORAMASPORT.AL