Me kualifikimin në xhep, Interi kërkon të mbyllë sa më mirë fazën e grupeve të UEFA Champions duke u pozicionuar i pari në Grupin D. Nesër Interi do të presë në “San Siro” Sociedadin, që për momentin bashkëkryesojnë me 11 pikë. Trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi ka dakë para mediave dhe ka dhënë mendimin e tij para ndeshjes me spanjollët.
Sociedadi – “Të gjithë e dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ndaj një kundërshtari cilësor, i cili në vitet e fundit ka treguar pak diferencë në ndeshjet e luajtura jashtë apo në shtëpi. Vitin e kaluar ata arritën tri fitore në grupin e Europa Ligës, këtë vit dolën mirë në Champions. Do të na duhet një Inter i rëndësishëm” .
A mund të fillojë Kuadrado? “Nesër do të jetë shumë e rëndësishme faza e posedimit, po ashtu edhe ajo e mos-posedimit. Do të duhet të jemi mirë në të dyja fazat, është një skuadër që ka shumë teknikë. Po vlerësoj gjendjen e Kuadrados.
Çfarë do të shtonte një fitore e nesërme për sa i përket besimit?
“Shumë besim, plus do të ishte një prestigj i madh për klubin tonë dhe do të ishte shumë e rëndësishme që teorikisht të kishim një short më të butë. Ne e dimë se në Champions të gjitha ndeshjet janë jashtëzakonisht të vështira, por do të donim të dilnim të parët në grup.”
Në Champions keni bërë më shumë ndryshime sesa në kampionat…
“Epo, sigurisht që vjen nga besimi dhe stërvitjet e ekipit. Tani po flasim për një short të butë sepse ne dhe Real Sociedadi ishim jashtëzakonisht të mirë: kundërshtari i nesërm erdhi nga vazoja e katërt dhe ne e dimë që shorti nuk ishte si vitin e kaluar, me dy skuadra shumë të forta, por nuk më emocionoi dhe ne ishim të mirë për ta bërë më të lehtë.”
Sa e vlefshme është të kesh një si Darmian në skuadër?
“Shumë e rëndësishme, Mateo së bashku me të gjithë të tjerët po bën shumë mirë. Në rastin konkret, ai është një nga ata lojtarë klasikë që trajnerët duan të kenë në skuadër. Dy ditë më parë, kundër Udinezes, ai shënoi të pestin, i pari në të djathtë, pastaj në fund luajti si krahu i majtë. Në Napoli luajti krahun e djathtë, jemi shumë të lumtur që e kemi në dispozicion, ai është një lojtar me përvojë të madhe ndërkombëtare që i ndihmon shumë të tjerët.”
Çalhanoglu tani konsiderohet ndër më të fortët në Europë, ju kujton dikë?
“Nëse doni, unë u bërë trajner i Interit dhe ditën që kishte një problem të rëndësishëm me Eriksenin, telefonova Marotën dhe Auzilio po atë mbrëmje, sepse lexova që Çalhanoglu nuk do të qëndronte te Milani. Ata më thanë se e kishin kontaktuar tashmë. Cilësia e lojtarit ishte një ide e zakonshme mes të gjithëve, më pas ne nënshkruam me të për të qenë mesfushor, nuk mund të mohohet. Gjërat që ndodhën gjatë vitit, lëndimi i zgjatur i Brozoviç më shtynë ta vendosa atë atje dhe ai ka qenë gjithmonë në rritje. Ai ka karakteristikat e një lojtari të rëndësishëm”.
E ardhmja- “Kam pasur një cikël shumë të gjatë te Lazio dhe shpresoj që të qëndroj edhe më gjatë këtu. Por ne jemi në fushë, ku e dimë se gjykohemi çdo ndeshje, çdo hap. Duhet të punoj me këtë grup djemsh, duke e ditur se do të ketë momente të ndryshme dhe se ne duhet të bëjmë ndryshimin”.
PANORAMASPORT.AL