• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inzagi synon të përsërisë Moun / Nga vullkanet te Maxarri, ngjashmëritë me Interin e “Tripletës”

15/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi po dominon kam pionatin me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë, ndërkohë që është kualifikuar tashmë në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve. Synimi për t’u shkuar në fund të gjithë kompeticioneve është padyshim aty, por ka një sërë rastësish që mund të jenë një shtysë më shumë për zikaltrit të ëndërrojnë tripletën, atë që arriti në 2010-ën Zhoze Murinjo.

INZAGI

Portugezi bëri histori 14 vite më parë dhe Simone Inzagi mund të pëpriqet ta imitojë atë. Përtej shifrave dhe arritjeve të sipërpërmendura, është cilësia e lojës dhe soliditeti i skuadrës që autorizojnë edhe ëndrrat më të guximshme.

Një vit më parë Interi nuk e nisi kaq mirë, por arriti të mbërrinte në finalen e Stambollit, aty ku luajti si i barabartë me një superfuqi si Mançester Siti edhe pse iu desh të dilte kokulur.

Nga ana tjetër përsëriti suksesin e Kupës dhe Superkupës së Italisë. Këtë herë zikaltrit e kanë nisur më bindës se asnjëherë dhe përveç yllit të dytë dhe kompeticioneve kombëtare, Europa është një objektiv jo më i pamundur. Ja pse tifozët zikaltër kanë filluar të ëndërrojnë dhe ditët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon diçka që po i hedh benzinë zjarrit…

RASTËSITË – Një seri rastësish, kursesh historike dhe përsëritjesh dhe nëse, siç thonë ata, historia është ciklike, atëherë tifozët e Interit mund të ëndërrojnë vërtet.

Ashtu siç ndodhi në sezonin 2009-2010, zikaltrit fituan derbin e parë tyë kampionatit me katër gola diferencë dhe barazuan ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve përballë një skuadre spanjolle.

Por nuk mbaron këtu, sepse edhe në atë sezon Valter Maxarri, kishte marrë drejtimin e Napolit gjatë sezonit, me Napolin që edhe atëherë i kishte rikuperuar Milanit dy gola në “Maradona”, siç ndodhi para disa javësh.

Për më tepër, edhe atë vit kishte një rrezik të fortë të shpërthimeve vullkanike në Islandë, ai rrezik që e detyroi Barcelonën të udhëtonte me autobus drejt Milanos. Rastësi apo natyrë ciklike e historisë? Tifozët mund të fillojnë të ëndërrojnë. Ose të luten…

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mallorca konfirmon mungesën e Muriqit deri në gjashtë javë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.