• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ipswich Town dhe Arijanet Muric bien nga Premierliga

26/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rënia e Ipswich Town nga Premier League është konfirmuar pas humbjes 3-0 ndaj Newcastle United të shtunën. 

Ipswich udhëtoi drejt “St James’ Park” me nevojën për të fituar dhe që West Ham United të humbiste ndaj Brighton & Hove Albion për të mbajtur gjallë shpresat e vogla për mbijetesë. 

Megjithëse West Ham humbi, edhe Ipswich pësoi disfatë, duke luajtur me 10 lojtarë pas përjashtimit të Ben Johnson në pjesën e parë.

Kjo nënkupton që ata ndodhen 15 pikë prapa West Hamit, që është në vendin e 17-të, ndërsa kanë vetëm edhe 12 pikë në lojë, duke e bërë të pamundur mbijetesën. 

Ipswich bëhet skuadra e tretë dhe e fundit që konfirmon rënien nga Premier League në sezonin 2024/25. Ata i bashkohen Southampton dhe Leicester City në rikthimin në Championship për sezonin e ardhshëm.

Pjesë e Ipswich Town është edhe portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric.

Muric i ishte bashkuar klubit të Ipsëichit gjatë verës së kaluar, pas transferimit nga Burnley.

Next Post

VIDEO/ Presidenti i Barcelonës në versionin ultras, Laporta udhëheq tifozët në koret përpara finales me Realin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.